Vllaznia sërish në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi mposhti Partizanin me penallti 4-4, kur 120 minutat kishin përfunduar 1-1 me gola të Malës dhe Aralicës. Shkodranët do përballen me Laçin në finale, për të mbrojtur trofeun që e fituan edhe vjet.
Partizani e nisi ndeshjen në mënyrë fantastike, pasi shënoi që në minutën e tretë me anë të mesfushorit Edat Mala. “Demat” vijojnë të luajnë me vrull dhe Skuka ndalet nga traversa tre minuta më pas.
Pavarësisht se Vllaznia nis ta marrë veten gradualisht, ishte Partizani që rrezikoi sërish. Në minutën e 19-të Skuka nuk u tregua altruist të pasonte për Kallakun dhe gjuajtja e tij u ndal nga Zogovic.
Kur nuk e bën, e pëson. Ligji i pashkruar i futbollit u zbatua dhe Ante Aralica u hakmor ndaj Partizanit, duke shënuar në minutën e 27-të golin e barazimit. Në pjesën e parë për t’u shënuar ishte edhe një tentativë e Jonuzit nga distanca, që u ndal nga portieri Hoxha në dy kohë.
Vllaznia ishte më aktive në pjesën e dytë, por Aralica dhe Djurdjevic nuk shënuan dot. Më pas Hoxha u shpëtimtar pas një devijimi të Hadrojit. Në shtesë pati një pretendim për penallti nga Latifi, por Xhaja ishte i bindur se nuk ishte dhe e konfirmoi edhe me VAR.
Në shtesa Aralica me kokë rrezikoi me një goditje me kokë, kurse Vllaznia shpëtoi në një rast pasi Bulatovic iu përplas topi në kokë dhe shkoi drejt Zogovic që e priti. Në fund pati një goditje dënimi për Partizanin, por topi i gjuajtur nga Cara u devijua nga portieri i Vllaznia dhe 120 minutat përfunduan në barazim 1-1.
Te penalltitë Skuka i Partizanit gjuajti i pari dhe Zogovic e ndali. Gurishta për Vllazninë shënoi, edhe pse Hoxha për pak desh e priti. Matondo realizoi golin e parë për Partizanin, ndërsa radhën për shkodranët e kishte Ardit Hoxhaj. Vlonjati nuk gaboi. Alban Hoxha shënoi për “Demat”, në qendër si Jorginho.
Mevlan Adili i Vllaznisë bëri detyrën më pas, ndërsa kundërpërgjigjen e mori Mirosavljev. Djurdjevic, sulmuesi me eksperiencë, realizoi golin e katërt për kuqeblutë. Murataj gjithashtu shënoi dhe i fundit te Vllaznia e kishte radhën Liridon Latifi. Sulmuesi coi Vllazninë në finale me penalltinë e fundit. / abcnews.al