Skuadra e Milanit duket se nuk është dorëzuar për firmën e talentit 21 vjeçar argjentinas, Adolfo Gaich. Kuqezinjtë e kërkonin firmën e sulmuesit që në muajin janar, madje kishte dhe një akord paraprak, por presidenca Elliot nuk dha dritën jeshile për fondet.
Këtë merkato, Milani do të bëjë një sulm të dytë për Gaich, i cili me San Lorenzon këtë sezon, ka luajtur 12 ndeshje dhe ka shënuar 5 herë. 21 vjeçari shihet si një lojtar i duhur për të ardhur nga stoli, si zëvendësues ose përforcues i një sulmuesi kryesor, që po ashtu pritet të vijë këtë merkato.
Adolfo Gauch është një futbollist i fortë fizikisht dhe shumë i aftë me topin në hapësira të ngushta, diçka që i duhet një futbollisti që luan si sulmues qendre. San Lorenzo është “pro” shitjes së lojtarit, për ofertën e duhur. Topin e ka Milani…/abcnews.al
Di Marzio: #Milan is working to sign Argentine striker Adolfo #Gaich …
-Y pic.twitter.com/bprGOmZfO0— HomeOfMilan (@homeofmilan) June 24, 2020