Vlerësimi i personave me aftësi të kufizuar përqëndrohet në Tiranë, Toro: 5 vetë do të vlerësojnë 70 mijë

schedule15:15 - 19 Shtator, 2020

schedule 15:15 - 19 Shtator, 2020

Nga Ajgena Korbi

Pesë persona do të shqyrtojnë dosjet e rreth 70 mijë të tjerëve. Bëhet fjalë për komisionin që do të vlerësojë personat me aftësi të  kufizuar me qëllim  përfitimin e pagesës së paaftësisë.

Shqetësimi ngrihet nga Drejtuesi i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, Asim Toro, sipas të cilit vendim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pritet të sjellë probleme për këtë kategori.

“Ky shqyrtim nga pesë veta do të sjellë një proces shumë te tejzgjatur që bie mbi personat me aftësi të kufizuar”, thotë ai.

Vlerësimi që më parë bëhej në çdo qytet shpjegon Toro tashmë është përqendruar në Tiranë  dhe për këtë vendim ministria nuk është konsultuar me grupet e interesit.

“Këto janë të gjitha përplasje që bien mbi personat me aftësi të kufizuar. Do të kemi ndonjë marrëveshje bashkëpunimi, për të parë sa dëmtohemi ne apo do vazhdojmë ende me këtë rutinë”, thekson ai.

Prej nëntë muajsh sipas drejtuesit të Shoqatës së Fëmijeve dhe të Rinjve me Diabet vlerësimi i personave me aftësi të kufizuar ka qenë bllokuar. Shkak për këtë është bërë epidemia e koronavirusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!