Vlerat e kartonëve, kush janë 5 futbollistët që bënë “boom” në Superiore

schedule20:40 - 14 Shkurt, 2021

schedule 20:40 - 14 Shkurt, 2021

Superiorja vijon garën, ndërkohë që janë të shumtë lojtarët që kanë spikatur këtë sezon. Paraqitjet e mira u kanë rritur edhe vlerat atyre dhe prej dy ditësh “Transfermarkt” ka përditësuar vlerat e futbollistëve.

Katër lojtarët veçohen mbi të tjerët, pasi tashmë kanë pasur një kapërcim të vlerës së tyre me 175 mijë euro më tepër. Njëri është mbrojtësi Mevlan Adili, i cili tashmë vlerësohet me çmimin 375 mijë euro. Deri më tani shqiptari i Maqedonisë së Veriut është një nga më të mirët e Vllaznisë dhe Superiores.

Një surprizë e bukur është braziliani Devid i Kastriotit, autor i shtatë golave në sezonin e parë në Kategorinë Superiore.  Vlera e tij ka shkuar në 325 mijë. Kapërcim i madh edhe për Redon Dragoshin. Mbrojtësi i djathtë luajti vjet me Luftëtarin dhe ne verë iu bashkua Kukësit.

I riu, produkt i moshave të Tiranës, ka luajtur rregullisht dhe tani vlen 225 mijë euro. Rritje me 175 mijë euro edhe për mesfushorin e Bylisit, Alexandre Cardoso. Braziliani tani vlen 200 mijë euro. Rritje edhe për një portier, 20-vjeçarin e Kukësit, Angelos Tafas.

Djaloshi nga Elbasani, nga portier i tretë, zuri vendin e titullarit për disa javë dhe tashmë kartoni i tij vlerësohet me 175 mijë euro, nga 25 që vlente para se të transferohej te Kukësi. /abcnews.al