Dusan Vlahovic është kthyer në sulmuesin e momentit te skuadra e Fiorentinës, paraqitjet e të cilit kanë bërë që shumë skuadra të vihen në gjurmët e tij.
Në sfidën e sotme që Fiorentina zhvilloi kundër Bologna, ndeshje që u mbyll me fitoren e skuadrës vjollcë me shifrat 3-2, sulmuesi serb vendosi firmën e tij në njërin nga golat e shënuar.
Me golin e shënuar ndaj Bologna, Vlahovic ka thyer një rekord sa i përket golave të shënuar në një vit.
sipas mediave italine, sulmuesi serb ka arritur ta dërgojë topin plot 13 herë në këtë sezon të Seria A, duke u kthyer kështu në lojtarin e katërt në historinë e kampionatit italian që shënon të paktën 30 gola në një vit kalendarik akoma pa i mbushur 22 vjet. Këtë gjë e kanë arritur legjenda e Interit Xhusepe Meaza në vitin 1930. /f.a/abcnews.al