Vladimir Gjuta del nga burgu, kushëriri u tërhoq nga padia për plagosje

schedule11:04 - 5 Shkurt, 2020

schedule 11:04 - 5 Shkurt, 2020

Eshtë liruar sot qelia e paraburgimit 40-vjeçari, Vladimir Gjuta. Ndaj tij ishte caktuar masa e arrestit me burg për akuzën e plagosjes së rëndë. Gazetarja Glidona Daci raporton se pasi u krye akt-ekspertiza nga Mjekesia Ligjore rezulton se plagosja ishte e lehtë. Personi që ishte dhunuar nga Gjuta u tërhoq nga ankimimi dhe prokuroria kërkoi revokimin e masës së sigurisë. Kësisoj Gjykata Penale e Tiranës vendosi sot ta lirojë Gjutën.

Vladimir Gjuta ishte arrestuar në mes të muajit janar për akuzën e plagosjes, ndaj kushëririt të tij. Sipas prokurorisë Gjuta e ka thirrur për një takim kushëririn e tij e më tej e ka goditur me sende të forta. Por më pas kushëriri u terhoq nga padia.

Gjuta ka qenë i akuzuar edhe për tritolin në farmacinë e babait të ish-ministrit Saimir Tahiri, ngjarje e ndodhur në 2015./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!