Pedagogu Klodian Skrame e cilëson diçka tepër pozitive vendimin për të shpallur Vjosën, Park Kombëtar, por sipas tij, kjo ka edhe sfida.
Në një intervistë për ABC News, Skrame nënvizoi se sfidë do të jetë menaxhimi i saj, duke filluar nga përcaktimi i saktë i kufijve dhe zonave që do të jenë park, deri tek ndarja e kategorive të ndryshme në zona.
Ndër të tjera, Skrame vuri në dukje dhe problemaitka të tilla si erozioni i brendshëm i lumit, apo edhe rrëshqitjet e përmbytjet.
“Për ne si pedagog është gjithmonë një sfidë, çdo element i ri që marrim. Në këtë rast, sfida do të jetë menaxhimi. Jemi në një situatë, e cila është e re për kontekstin evropian, jo më për shtetin tonë në Shqipëri. Pra, të menaxhosh një Park Natyror është e vështirë, të menaxhosh një Park Natyror që është i një lumi të egër, është një sfidë më vete. Është sfidë duke filluar që tek përcaktimi i saktë i kufijve dhe zonave që do të jenë park, i kategorive të ndryshme të zonave.
Pastaj, menaxhimi i një sërë problematikave, që kemi qoftë nga pikëpamja inxhinerike në zonë, pra risqet gjeologjike, erozion i brendshëm lumor apo rrëshqitejeve dhe përmbytjeve, por edhe pjesë të tjera që duhen menaxhuar me kujdes përsa i përket qyteteve”, theksoi ai./abcnews.al