Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin amerikan Joe Biden gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II në Britani.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka ndarë detaje nga biseda me Presidentin.
Presidentja thekson se Biden ka shprehur mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën.
“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot pas Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.
Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”, shkruan Osmani./Abcnews.al/