Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar në SHBA me ish-presidentin amerikan Bill Clinton.
Osmani ka ndarë në rrjetet sociale foto nga takimi ku shkruan se Kosova do të lartësojë veprën për vlerat e demokracisë amerikane duke kultivuar miqësinë me SHBA.
“Ju keni lartësuar vlerat e demokracisë amerikane, ne do ta lartësojmë veprën tuaj, duke kultivuar miqësinë me SHBA-të dhe duke qenë aleat në përpjekjet e saj për paqe në botë kurdo e kudo”, shkruan Osmani. m.v/abcnews.al