Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shkarkuar Valdete Dakën nga posti i kryetares së KQZ-së.
Në arsyetimin e Presidentes Osmani, të siguruar nga GazetaExpress, thuhet se vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i veritikon te gjitha veprimet qe kane bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpall rezultatet 0)00. Zgjedhjet si elementi me rendesishem i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese. janë te një rëndësie te veçante per secilin shtet. Ndërmarrja e veprimeve relevante ne lidhje me zgjedhjet, përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre nënkupton edhe obligimin themelor te KQZ-se si organ menaxhues i zgjedhjeve.”
Kujtojmë se presidentja Osmani i kërkoi më herët gjatë ditës së sotme kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të hiqte dorë nga posti në këtë institucion.
Osmani raportohet t’i ketë thënë Dakës që të dorëhiqet në këmbim të një mirënjohje nga Presidenca. Por, mesa duket, ajo e ka kundërshtuar “ofertën”.
Daka citohet t’i ketë thënë Osmanit se nuk e pranon propozimin dhe se detyrën e saj e ka kryer sipas Kushtetutës. Valdete Daka është emëruar kryetare e KQZ-së më 27 prill të vitit 2018, nga ish-Presidenti Hashim Thaçi për një mandat 7-vjeçar. Ky është mandati i dytë i Dakës në krye të KQZ-së. s.b/abcnews.al/