Vjosa Osmani për akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit: Serbia nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme

schedule20:47 - 24 Qershor, 2020

schedule 20:47 - 24 Qershor, 2020

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani ka reaguar në rrjetin social “Facebook” për aktakuzat e ngritura nga Gjykata e Hagës ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të LDK Kadri Veseli.

Vjosa thekson se drejtësia duhet të kryejë punën në mënyrë të pavarur.

“Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë. Serbia është shtet gjenocidal. Dhe këtë duhet ta themi sot e çdo ditë, në Kosovë, në SHBA, në Evropë e çdokund në botë”, shkruan Vjosa.

Statusi: 

Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi. I duhet edhe mbrojtje e dinjitetit, integritetit e imazhit shtetëror. Por mbi të gjitha, Kosovës i duhet drejtësi. Drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion.
Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë. Serbia është shtet gjenocidal. Dhe këtë duhet ta themi sot e çdo ditë, në Kosovë, në SHBA, në Evropë e çdokund në botë.