Vjosa Osmani në Turqi: COVID-19 ka shtuar pabarazitë

schedule23:24 - 19 Qershor, 2021

schedule 23:24 - 19 Qershor, 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të sesionit të parë të Antalya Diplomacy Forum, ka deklaruar se pandemia COVID-19, ka deklaruar se duhet të rishikuar modeli aktual i globalizmit, pasi me pandeminë është dërguar mesazh i qartë se sa jo i balancuar është aktiviteti njerëzor karshi mjedisit.

“Nisur nga situata e krijuar me pandeminë, theksova qe COVID19, përveç emergjencës shëndetësore, ka shtuar pabarazitë, na ka dëshmuar se duhet të rishikojmë modelin aktual të globalizmit, ka rivënë në qendër të vëmendjes rëndësinë e multilateralizmit, dhe se ka dërguar mesazh të qartë se sa jo i balancuar është aktiviteti njerëzor karshi mjedisit”, ka thënë Osmani, përmes një postimi në Facebook.

“Duke falënderuar shtetet mike dhe nismat si COVAX për ndihmën e tyre në këto kohë sfiduese, theksova që në mënyrë të ngjashme duhet të kultivojmë tutje solidarizimin, por gjithnjë duke pasur për bazë kritere të drejta, si dhe të sigurohemi që të ringritemi përmes politikave që promovojnë gjithpërfshirjen dhe barazinë gjinore”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka vazhduar vizitën në Turqi, ku ishte paneliste në kuadër të sesionit të parë të Antalya Diplomacy Forum,  ku së bashku me Mohamed Abdullahi Farmajo – President i Somalise, Uhuru Kenyatta – President i Kenyas, Abdullah Abdullah – Kryesues i Këshillit të Lartë të Afganistanit për Pajtim Kombëtar, Josep Borell – përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, dhe Mathias Cormann – Sekretar i Përgjithshëm në OECD, kanë diskutuar për qeverisjen globale dhe qasjet e reja për zgjidhje globale. m.v/abcnews.al