Vjosa Osmani nga sot është Presidente e Kosovës. Zgjedhja ka çliruar Albin Kurtin dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë dhe Kuvendit që i janë bashkuar festës në Presidencë. Në një foto të postuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli duken liderët e shtetit kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca duke festuar pas zgjedhjes së presidentes.
“Bashkë me Kryeministrin Kurti, Zv kryeministren Gërvalla, Kryetarin e Kuvendit Konjufca, ministra e deputetë, duke uruar detyrën Presidentes Vjosa Osmani. Ditë e mirë për demokracinë. Kosova kompleton suksesshëm institucionet e saj, dhe hyn në fazën e stabilitetit”, shkruan Haxhi Avdyli në statusin e tij në Facebook.
Me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 të pavlefshme, Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës, pas raundit të tretë. Personi më i votuar në vend, me mbi 300 mijë vota, ka marrë shumicën e votave në Parlament./ db/ Abcnews.al