Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën Botërore të Lirisë së Medias, ka vlerësuar gazetarët për guximin dhe kontributin e tyre duke shprehur konsideratë për mediat profesionale.
“Media/gazetarë të nderuar, urime dita juaj! Hulumtoni, siguroni prova, nxirrni konkluzione në bazë të tyre. E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve”, shprehet Osmani, ndërsa thekson se liria e shtypit është kusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë ku sipas saj duhet të dëgjuar mendimi ndryshe dhe secili të ndihet i lirë në atë që thotë dhe mendon.
Reagimi:
Liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe Liria e Shtypit.
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dua ta shprehë konsideratën time për mediat profesionale e të guximshme. Dua t’i inkurajoj ta vazhdojnë përpjekjen e tyre për raportim të drejtë e të paanshëm, ngase liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë. Të një shoqërie ku çdo ditë krijojmë hapësirë për ta dëgjuar mendimin ndryshe dhe ku secili ndihet i lirë ta thotë atë që e mendon.
Media/gazetarë të nderuar, urime dita juaj! Hulumtoni, siguroni prova, nxirrni konkluzione në bazë të tyre. E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve.
/abcnews.al/