Vjosa Osmani kundër raportit të KE për vettingun: Nuk pajtohem me këtë konstatim

schedule17:43 - 20 Tetor, 2021

schedule 17:43 - 20 Tetor, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar përfundimet e Komisionit Evropian në Raportin e Progresit sa i përket procesit të “Vettingut” të nisur nga Qeveria Kurti. Osmani u shpreh se konstatimi në Raportin e Progresit se një rivlerësim i plotë dhe i menjëhershëm  gjyqtarëve të prokurorëve paraqet një shqetësim serioz.

“Nuk pajtohem fare më këtë konstatim. Në fakt mungesa e vettingut do të ishte shqetësim serioz dhe jo përmbushja e këtij procesi. Mos realizimi i vettingut nuk i kontribuon përpjekjeve të institucioneve për sundimit ë ligjit, e as të ardhmes evropiane të vendit tonë”, ka thënë presidentja Osmani në konferencë për media.

Osmani thekson se nuk është dakord as me konstatimin e dytë në Raportin e Progresit së procesi i Vettingut duhet të jetë një masë e fundit e jashtëzakonshme kur të gjitha mundësitë e tjera janë shteruar

“Edhe ky konstatim është i gabuar, sepse mekanizmat ekzistues janë këtu dhe s’kanë realizuar efektiv. Për këto BE-ja vetë ka kritikuar për vite të tëra. Prandaj Vettingu jo që është i rëndësishëm por i domosdoshëm.

Për dallim nga ajo që konstatohet në Raport, ky proces do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të vazhdojë. Me mekanizmat ekzistues nuk do të mund të realizohen reformat në sistemin e Drejtësisë. Vettingu do të bëhet me standarte. Si presidente e vendit, kërkoj që procesi të vazhdojë e të mos ndalet dhe të përshpejtohet. Inkurajoj institucionet që të vazhdojnë punën”, ka thënë Osmani