Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh sonte se kryeministri Avdullah Hoti po tregohet arrogant para deputetëve në Kuvend, ndërsa e paralajmëroi se do të mbesë me duar në xhepa.
“Ai më tha se pozita ime nuk ka funksion kushtetues. Unë i kam thënë atij që të lexojë kushtetuesen. Po mundohet të thotë se Kryetarja e Kuvendit nuk ekziston si institucion në këtë mënyrë ai po e humb edhe atë pak kredibilitet që e ka në Kuvend.
Pakënaqësia me të është enorme. Po tallet në daljet në Kuvend dhe nuk e ka respektuar Kushtetutën në shumë vendime që i ka marrë. Për dallim prej Hotit unë kam legjitimitet.
Do të mbesë me duar në xhepa. Atë që e ka quajtur platformë për dialog, kurrë nuk e ka sjellë në Kuvend. Ka thënë se Skender Hyseni nuk ka kurrfarë funksioni, por kjo nuk është e vërtetë. E kemi parë se Lajcak ka bërë takime në nivel europian me Hysenin. Hoti nuk u treguar i sinqertë”, tha ajo. db/Abcnews.al