“Vjosa”, i fundit lum i egër në Europë, Nikaj: 8 hidrocentralet do ta devijonin nga rrjedha natyrale

schedule14:03 - 28 Korrik, 2021

schedule 14:03 - 28 Korrik, 2021

Prej me shumë se 20 vitesh shkencëtarë shqiptare dhe të huaj janë të angazhuar për të shpëtuar lumin e fundit të egër në Europën Qendrore, Vjosë. Nismës i janë bashkuar edhe figura të njohura botërore si aktori Leonardo Dicaprio. Në rrjedhën e këtij lumi dhe degët e tij  qëndruan më shumë se javë 30 shkencëtar nga Austria, Gjermania dhe Italia me qëllim studimin.

Të gjithë kërkojnë që Vjosa të shpallet park kombëtar, e cila do të ishte një garanci më tepër për të ndalur ndërtimin e 45 hidrocentraleve në të gjithë lumin. Shoqatat dhe qytetarë të zonave të Kalivaçit dhe Poçemit fituan betejën e parë për të ndaluar ndërtimin e dy hidrocentraleve. Ndërsa lufta do të zhvillohen në gjykatën e administrative të apelit ku kompania kërkon lejimin për të vazhduar punimet.

……………………….

Kjo skulpturë antike, gdhendur në mermer të bardhë, i përket shek. III para Krishtit. Skulptura që u zbulua në Apoloni, simbolizon një Perëndi ku janë përjetësuar përfytyrimet e banorëve për lumin Vjosë, që në lashtësi. Sipas interpretimeve që i kanë bërë studiuesit kësaj skulpture, paraqitja antropomorfe e Vjosës tregon se ky lumë ka qenë i begatë dhe luginat pranë tij ishin shumë pjellore.

Bazuar mbi interpretimet e kësaj skulpture, mendohet se Vjosa ishte perëndia kryesore e banorëve që jetonin në luginën e këtij lumi. Gjymtyrët e zgjatur në formë valëzimi të kësaj skulpture, simbolizojnë dallgët e lumit. Në këtë përfytyrim, fuqia hyjnore e rrjedhës së lumit shfaqet me tiparet mashkullore, kur Vjosa e kapërcen shtratin prej shirave të dendur apo shkrirjes së bores.

Në një tjetër përfytyrim, Vjosa e merr fuqinë e saj hyjnore si grua, gjatë stinës së verës, kur rrjedh e qetë përgjatë 272 kilometrave, deri ku derdhet në Detin Adriatik.

Për banorët e zonave rreth saj, Vjosa është edhe sot perëndi. Është gjithashtu perëndi për qindra shkencëtarë vendas apo ndërkombëtarë. Sepse Lumi Vjosa, është lumi i fundit i egër në Evropë.

Burimi i Vjosës gjendet në territorin grek, ku njihet me emrin Aoos, dhe rrjedh për 80 kilometra në tokën helene, ndërsa në Shqipëri Vjosa gjarpëron për 192 kilometra.

Lugina e Vjosës zë rreth 16% të territorit të Shqipërisë dhe bart vlera të larta të biodiversitetit. Përgjatë luginës janë shpallur rreth 10 zona të mbrojtura dhe 130 monumente natyre.

Degët kryesore të Vjosës janë: Sarandoporo, Drinosi dhe Shushica. Në Vjosë ose në degët e saj, derdhen shumë burime karstike si ato të grykës së Këlcyrës, të Libohovës, të Viroit, të Gjirokastrës, të Tepelenës, të Poçemit.

Një prej tyre është lumi i Bënçës. Ai rrjedh nga malet e Lekdushit dhe Progonatit në një peisazh të mrekullueshëm natyror me kanione dhe ujvara të cilat frekuentohen nga turistë në pranverë dhe verë. Pjesë e këtij lumi është edhe ujëvara e Peshturës, me e famshja ndër to….Në këtë lum parashikohen të ndërtohen 8 hidrocentrale, duke e devijau atë në pjesën më të madhe nga rrjedha e tij natyrale./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!