Vjet jashtë finales, këtë vit sërish në Festival. Mancaku: Isha në Eurovision, ndaj se synoj!

schedule18:06 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 18:06 - 3 Dhjetor, 2020

Wendi dhe Melodajna Mancaku ishin të ftuara ditën e sotme në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi.

Shpesh i kemi parë me coverat e tyre në rrjetet sociale, ndërkohë që Wendi vazhdon të sjellë produksione plot stil, muzikore. Edhe këtë vit ajo është konkurrente ne Festivalit të Këngës.

Gjatë bisedës në studio Ermali ndalet pikërisht në pjesëmarrjen e saj në Festival (vjet nuk preku finalen) dhe nëse për të ishte synim Eurovizioni.

“Unë kam filluar karrieren me kompeticione. Nuk e fokusoj veten se më duket se nuk është vetëm kompeticioni kush humbet, kush fiton, kush shkon finale ose jo. Vjet, kisha një këngë e prezantova atë dhe ndjehem shumë mirë, pastaj pjesa tjetër eshtë në dorë te jurisë. Kënga do mbetet, nuk ka rëndësi kush u fut finale ose jo”, tha Wendi.

“Si është për ty pjesëmarrja këtë vit?“, e pyet me tej Ermali.

‘Siç thashë nuk fokusohem vetëm tek kompetecioni më shumë se sa kënga. Nuk e kam synim Eurovizioni. Ai ështe ëndrra e çdo artisti, unë e kam shkelur si backvocaliste vjet, ndaj se kam prioritet”.

Ermali i drejtohet motrës së vogël të saj Melodajnës dhe e pyet “çfarë i the ti motrës vjet kur nuk e futen ne finale, mos u mërzit, you are the best”?

Ndërsa qesh ajo i përgjigjet : Fiks kështu!