Vjeshta turistike në Sarandë/ Fluks të huajsh që vizitojnë qytetin bregdetar

schedule15:21 - 15 Shtator, 2024

schedule 15:21 - 15 Shtator, 2024

Sezoni turistik në vend është zgjatur. Këtë e konfirmon fluksi i turistëve të huaj që vijon të presë Saranda.

Moti me i freskët, çmimet më të lira dhe qetësia janë arsyet kryesore, që të huajit zgjedhin qytetin bregdetar gjatë fillim-vjeshtës. Ndryshe nga vitet e shkuara kur kjo periudhë turistike është dominuar nga moshat e mesme dhe të mëdha, këtë shtator ka edhe shumë të rinj europian.

“Jam nga Kopenhagen Danimark, është hera ime e pare ne Shqipëri, erdhëm me makine, kemi ndaluar ne Durres, Vlore dhe tani jemi ne Sarande. Me pëlqen uji por edhe pjesa e jashtme e qytetit, malet, dhe plazhi qe eshte shume mire tani ne shtator. Mendoj se çmimet janë me te lira tani ne fundin e sezonit.”

“Cilat janë pikat pozitive te pushimeve ne shtator? Definitivish moti, ne jetojmë ne Londër atje është shume ftohte tani. Çmimet janë me te lira sigurisht.”

Edhe për vetë operatorët turistik shtatori vlerësohet me nota pozitive, për sa i përket prezencës turistike.

Polakët dhe turistët e Europës Perëndimore dominojnë tregun turistik në shtator, ndërsa moshat e mesme dhe të treta sjellin më shumë të ardhura, për bizneset vendase.

Prenontimet në Sarandë rezultojnë të mbyllura deri në mes të tetorit.

/abcnews.al