Vjeshta rikthen alergjitë, mjekët specialistë në Hygeia japin detaje si t’i dallojmë ato nga virozat e stinës

schedule19:25 - 10 Shtator, 2020

schedule 19:25 - 10 Shtator, 2020

Me ardhjen e stinës së vjeshtës vijnë edhe problemet e ndryshme të alergjive. Sipas mjekes alergologe/imunologe pranë Spitalit Hygeia, Dr. Maria Zoto simptomat nga alergjitë mund të jenë të ndryshme që ndikojnë edhe në cilësinë e jetës.

Me ardhjen e vjeshtes, dhe kur freskohen temperaturat dhe vijnë shirat shtohen dhe simptomat e alergjisë. Vjeshta është një stinë që njihet për shtimin e alergjive. Kjo për shkak se në këtë periudhë ne simptomat i lidhim alergenët në shtëpi në shkolla, që bëhet fjalë me mykun me kafshët shtëpiake. Simptomat mund të jenë të rralla por nëse janë të shpeshta të prishin cilësinë e jetës, tek fëmijët prishin përqëndrimin në mësim”, tha Zoto.

Por si të bëjmë dallimin mes alergjive dhe virozave? Mjekja specialiste në Hygeia jep disa detaje.

Është mirë që të dallojmë simptomat e alergjisë dhe të virozave, që në disa raste ngjajnë, si bllokimi i hundëve, teshtimat, kruajtja e fytit, lotim të syve, por çështja është se një virozë mund të shoqërohet edhe me ethe, temperaturë, dhimbje muskujsh dhe mund të zgajsin pak ditë maksimumi deri në një javë, alergjitë zgjasin më shumë”, ka thënë ajo.

Nëse shihni se simptomat tuaja bëhen shqetësuese, duhet me patjetër të konsultoheni me një mjek specialist.

Nëse shikoni se simptoma tuaja zgjasin dhe janë të përditshme është e rëndësishme që të drejtoheni te një mjek specialist që me këshillat e tij do ju ndihmojë të mbani të qetë simptomat e alergjisë”, është shprehur doktoresha./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!