Vjen zyrtarizimi, Marco Baroni vendoset në krye të pankinës së Lazio

schedule18:56 - 11 Qershor, 2024

schedule 18:56 - 11 Qershor, 2024

Mungonte vetëm zyrtarizimi i Lazio dhe ai erdhi. Marco Baroni është trajneri i ri i skuadrës kryeqytetase, duke nisur nga 1 korriku. Informacioni për afrimin e 60-vjeçarit italian ishte dhënë tashmë presidenti i klubit, Claudio Lotito, por ende nuk dihet kohëzgjatja e kontratës dhe sa do të përfitojë Baroni nga kjo kontratë.

“Gjithçka është zgjidhur me Hellas Verona. Ne e donim Baroni sepse ai është një trajner i mirë dhe mendojmë se ka profilin e duhur”,- tha kreu i klubit italian në një intervistë për prestigjiozen, “Il Messaggero”.

Kështu siç theksuam edhe më pasi, Marco Baroni merr drejtimin e Lazio pas përvojës te Hellas Verona, klub që drejtoi gjatë sezonit të kaluar, teksa në krye të këtyre të fundit, 60-vjeçari italian arriti të sigurojë vendin e 13-të në Serinë A. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!