Gjilani nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri dhe ai, që e pësoi prej kësaj situate ishte Gentan Mezani. Trajneri dha dorëheqjen, e cila u pranua nga klubi dhe Gjilani nisi punën për të gjetur një teknik të ri.
Gazeta Olle zbulon edhe pasuesin e Mezanit. Mësohet se Bylbyl Sokoli do të jetë trajneri i ri i Gjilanit. Raportohet se ai ka nënshkruar kontratën dhe pritet të zyrtarizohet shpejt në krye të Gjilanit.
Në ndeshjen e fundit ndaj Prishtinës ai ishte në stadium për ta ndjekur lojën e skuadrës nga afër. Ai e merr skuadrën në gjendje të vështirë, teksa në katër ndeshjet janë regjistruar po aq humbje. Gjilani renditet në vendin t pestë, 16 pikë e shkëputur nga Drita kryesuese.
Sokoli është 61 vjeç dhe ka drejtuar disa skuadra në Maqedoni dhe Kosovë. Ai ka pasur një eksperiencë të mëparshme me Gjilanin në sezonin 2015-2016.
Eksperienca e fundit ishte me Prishtinën rreth një vit më parë, teksa në të shkuarën ka drejtuar edhe skuadra si Ferizaj, Llapi e Hysi në Kosovë dhe Renova në Maqedoni. /abcnews.al