Vjen nga shërbimi sekret dhe kërkon SPAK-un, prokurorja: Dashuroj goditjen e korrupsionit

schedule11:46 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 11:46 - 10 Dhjetor, 2021

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e sotme intervistoi 3 prokurorë që janë kandidatë për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme, SPAK.

I pari që doli para KLP ishte prokurori Alfred Shehu, i cili ushtron detyrën në Sarandë. I dyti ishte prokurori Elvin Gokaj, i cili ushtron detyrën në Shkodër. Prokurorja e tretë ishte Sonila Muhametaj, e cila ushtron detyrën në Tiranë.

Lexo edhe: Vettingu e detyroi të kthehej në shkollë, prokurori kandidon për SPAK: Kam hetuar me sukses drogën

Muhametaj e cila karrierën e ka nisur në SHISH për të kaluar më parë prokurore u shpreh se “dashuroj hetimin e veprave penale kundër korrupsionit”.

Fillimisht kam punuar në SHISH, prokurore jam emëruar në vitin 2006. Kam punuar në Krujë, Tiranë dhe më pas në prokurorinë e krimeve të rënda. Gjatë 15 viteve eksperiencë kam hetuar një sërë çështjesh.

Besoj te SPAK për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Dashuroj të hetoj veprat penale në fushën e korrupsionit. Eshtë një dëshirë e imja të jem pjesë e kësaj strukture” u shpreh ajo./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!