Te Kosova ka pasur lëvizje gjatë javëve të fundit. Ish-trajneri i përfaqësueses U21, Rafet Prekazi është larguar nga ai post dhe FFK ka vendosur të emërojë një tjetër figurë të njohur.
Michael Nees do të drejtojë përfaqësuesen Shpresa nga sot e në vijim. Ai prej katër vitesh punon edhe si drejtor teknik në përfaqësuesen e Kosovës, rol të cilin do e mbajë njëkohësisht me atë të trajnerit të U21.
Nees është prezantuar sot në ambientet e FFK nga presidenti Agim Ademi. Në të shkuarën 53-vjeçari nga Gjermania ka drejtuar kombëtare si ajo e Japonisë dhe Afrikës së Jugut. /abcnews.al