Këtë sezon ishin vetëm 3 pikë larg titullit kampion, mirëpo me prurjen më të re në krye të pankinës pritet që gjërat të ndryshojnë shumë edicionin e ardhshëm. “Fenerët” turq të Fenerbahce janë padyshim një prej klubeve më historike në Turqi, për të mos thënë më historiku, dhe si një klub i tillë kanë nevojë për një trajner të madh në stol.
Kështu, sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur sportiv, Fabrizio Romano, “gjigantët” e Stambollit kanë arritur marrëveshjen me një prej më të mirëve të epokës aktuale të futbollit, Jose Mourinho, me portugezin, i cili vendosi t’i mbyllë “pushimet”, pas largimit nga stoli i “Verdhekuqve” të Roma.
Sa i përket kontratës personale, “Special One” pritet të qëndrojë dy vite në elitën e futbollit turk, ku do të sjellë te “Verdheblutë” e Fenerbahce, eksperiencën e tij disa vjeçare, teksa më herët në karrierën e tij ka drejtuar ekipe si Porto, Inter, Real Madrid, Chelsea, Manchester United, Tottenham e së fundmi italianët e Roma. /i.m /abcnews.al
Postimi i Fabrizio Romano:
??? José Mourinho has just signed the contract as new Fenerbahçe head coach, here we go!
After verbal agreement in the morning, deal sealed until June 2026 — two year contract for the Special One. pic.twitter.com/DKIEVbG7P1
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 31, 2024