Maurizio Sarri dhe Lazio kanë rënë dakord për të rinovuar kontratën. Marrëveshja ishte arritur prej kohësh, por kishte mbetur firma.
Ajo ka ardhur ditën e sotme dhe trajneri ka nënshkruar deri më 30 qershor 2025, pasi më parë kishte marrë garancinë për merkato cilësore.
Me kontratën e re Sarri do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon, plus bonuse. Një kontratë mjaft e mirë edhe në aspektin financiar për trajnerin italian. / abcnews.al
⚪️ ?????? ??????? ?#CMonEagles ? pic.twitter.com/67XhQL0kId
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) June 2, 2022