Vjen “divorci” i Rudi Garcia me Al-Nassr, arabët prezantojnë menjëherë teknikun e ri

schedule16:27 - 13 Prill, 2023

schedule 16:27 - 13 Prill, 2023

Prej disa ditës në media po qarkullonte lajmi se arabët e Al-Nassr do t’i jepnin fund bashkëpunimit me teknikun francez Rudi Garcia dhe ditën e sotme gjithçka është “vulosur” dhe 59-vjeçari nuk do të jetë më tekniku i kampionëve arab.

Klubi ku luan 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo njoftoi “ndarjen” e parakohshme me tekniku francez, me anë të një njoftimi zyrtar, në profilin e tyre në “Twitter”, ku gjithashtu njoftuan se pas largimit të Rudi Garcias, në krye të pankinës do të vijë tekniku i moshave u-19 të arabëve, Dinko Jelcic.

“Al Nassr njofton se trajneri Rudi Garcia është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët. Bordi dhe të gjithë anëtarët e Al Nassr dëshirojnë të falenderojnë Rudin dhe stafin e tij për punën e tyre të përkushtuar gjatë 8 muajve të fundit. Gjithashtu njoftojmë se trajneri ynë i U-19, Z. Dinko Jelicic do të jetë trajneri i ri i ekipit të parë. /i.m /abcnews.al 

Njoftimi i largimit të Rudi Garcia: 

Prezantimi i teknikut Dinko Jelcic:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!