Vjehrra e Rishi Sunak: Pa vajzën time, nuk do ishte kryeministër

schedule14:29 - 27 Prill, 2023

schedule 14:29 - 27 Prill, 2023

Ngritja në pushtet e Rishi Sunak ndodhi sa hap e mbyll sytë, pasi ai u bë nga një deputet në kryeministër të Britanisë në vetëm shtatë vjet.

Dhe ndërsa mbështetësit e tij mund t’ia atribuojnë këtë punës së Rishi Sunak, si dhe inteligjencës së tij (ai u diplomua me nderime në Universitetin e Oksfordit) ekziston dikush që mendon ndryshe: vjehrra e tij.

Sipas Daily Mail,  72-vjeçarja Sudha Mootri pretendon se vajza e saj 42-vjeçare Axata, e cila u martua me Rishin në vitin 2009, jo vetëm që ndikoi në zakonet e tij të të ngrënit, por  ndikoi dhe në faktin që ai ” u bë kryeministër”.

Sudha, e cila ka diplomuar në inxhinieri dhe IT përpara se të bëhej inxhinierja e parë femër në Tata, një nga kompanitë më të mëdha të Indisë, shpjegon se ajo dhe familja e saj kanë tetë vjet që agjërojnë çdo të enjte, dhe Sunak bëri më pas të njejtën gjë prej saj.

“Kur vajza ime i tha dhëndrit tim për traditën tonë familjare, ai nuk dinte asgjë për agjërimin, por më pas mësoi,” tha Sudha, e cila ka shkruar më shumë se 12 libra në kanade, gjuha që flitet kryesisht në Indinë Jugperëndimore dhe më shumë se 25 në anglisht.

Më pas tha: “Vetëm shikoni aftësinë e grave”, duke shpjeguar se si ajo “arrinte ta bënte burrin e saj një sipërmarrës”, një përshkrim i nënvlerësuar duke marrë parasysh se është miliarderja Narayana Murthy, e cila themeloi gjigantin e IT Infosys.

“Por vajza ime arriti ta bënte bashkëshortin e saj Kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar”.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!