Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 42-vjeçar për vjedhje si dhe tre drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë ndaluar 41-vjeçarin D. T, pasi në rrugën “Emiljo Grandi”, u kap me një biçikletë e cila dyshohet të jetë e vjedhur.
Në vijim të veprimeve të kryera, dyshohet se 41-vjeçari, më datë 10.07.2020, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur shumën e parave 75 mijë lekë dhe dy telefona në mjetet e shtetasve F. M. dhe E. Ll.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan:
-A. K., 51 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
-S. I., 57 vjeç, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur, në masën 0.51 mg/l.
-E. J., 28 vjeç, pasi në rrugën “Don Bosko”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Me date 21.09.2020, rreth orës 12:00, në lagjen “Ali Demi”, mjeti me drejtues K.H., 19 vjeç ka aksidentuar një mjet motor me drejtues D.S., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Me date 21.09.2020, rreth orës 12:20, tek “Brryli”, një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tabelë, ku si pasojë tabela është shkëputur dhe ka dëmtuar një kalimtare e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al/