Vjedhje e plagosje, zbulohet e kaluara e errët e të riut që vrau 18-vjeçaren dy muaj pas martesës

schedule16:45 - 23 Gusht, 2021

schedule 16:45 - 23 Gusht, 2021

Kosova u trondit nga një ngjarje e rëndë në Ferizaj ku një 29-vjeçar vrau gruan e tij 18 -vjeçe Marigona Osmani me të cilën kishte vetëm dy muaj martesë, sipas dajës së viktimës, i cili u shpreh për Gazetën Ekspres, se për dhëndrin nuk u kishin folur aspak mirë, megjithatë lidhja mori “bekimin” e familjes.

Mediat në Kosovë kanë zbuluar të kaluarën e errët të të të riut, Dardan Krivaqa që çoi të vdekur në spital 18-vjeçaren në Ferizaj. Vjedhje, kanosje, plagosje janë disa nga akuzat mbi të cilat kanë rënduar mbi autorin, sipas organit të akuzës së Ferizajt.

Ai njihet si person problematik, jo vetëm në Kosovë ku ishte përfshirë në disa ngjarje kriminale, por dyshohet se kishte kryer një vepër penale, dhunë ndaj një personi edhe në Francë.

E ndërsa deri tani i arrestuar është shoku i tij, Arbër Sejdiu, prokuroria dhe policia e Kosovës vijon punën për arrestimin e autorit të ngjarjes./ Abcnews.al