Vjedhja e disa banesave në Dhërmi, shpallet në kërkim një nga autorët e dyshuar

schedule17:57 - 23 Korrik, 2023

schedule 17:57 - 23 Korrik, 2023

Policia e Himarës ka shpallur në kërkim një nga tre autorët e vjedhjes së dy banesave dhe tentativës për vjedhje të një banese tjetër, në një kompleks banesash në Dhërmi, ngjarje e ndodhur të shtunën.

Autori, një 30-vjeçar, është shpallur në kërkim nga policia, teksa dyshohet se ka bashkëpunuar edhe me dy persona të tjerë.

Të tre personat kanë vjedhur në dy banesa një shumë parash dhe një orë dore, si dhe kanë tentuar të vjedhin dhe një banesë tjetër.

Uniformat blu vijojnë punën për kapjen e të shpallurit në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!