Vjedhin dhe dhunojnë marokenin, pranga dy të rinjve në Tiranë

schedule14:30 - 23 Shkurt, 2020

schedule 14:30 - 23 Shkurt, 2020

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi kanë vkedhur një shtetas të huaj.

Policia bën me dije se të ndaluarit janë shtetasit D.P., 17 vjeç dhe E.V., 21 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njeri-tjetrin, i kishin vjedhur me dhunë 200 euro dhe sende të tjera personale shtetasit maroken K.A, i cili kishte hyrë me dokumentacion të rregullt në Shqipëri dhe do udhëtonte drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen se kanë vjedhur me dhunë 1 shtetas maroken.

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, pas njoftimit të marrë nga një shtetas maroken se i kishin marrë me dhunë një sasi eurosh dhe sende të tjera në rrugën “Azem Galica”, menjëherë u organizua puna dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë i mundur, identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: D.P., 17 vjeç dhe E.V., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në orët e para të mëngjesit të datës 22 shkurt i kishin vjedhur me dhunë 200 euro dhe sende të tjera personale shtetasit maroken K.A, i cili kishte hyrë me dokumentacion të rregullt në Shqipëri dhe do udhëtonte drejt Italisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma e parave të vjedhura dhe sendet personale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!