Një person i cili vodhi dy makina dhe më pas ia mbathi ka shkaktuar disa aksidente gjatë arratisë dhe ka vrarë një çiklist.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Trevisos, në Itali.
Ansa shkruan se ngjarja e cila po hetohet nga karabinierët ndodhi mëngjesin e sotëm, 1 tetor në disa vendndodhje.
Burri që shkaktoi aksidentin është arrestuar.
Vjedhjet ndaj dy femrave kanë ndodhur fillimisht në Fonte dhe më pas në Asolo.
Aksidenti fatal me makinën e dytë të vjedhur ka ndodhur në San Zenone degli Ezzelini. Autori u përpoq të arratisej por u bllokua nga ushtria. /Abcnews.al