Vizitorët e rallë në detin Jon: Peshkatarët prej vitesh “takojnë” specie ujore të rrezikshme

schedule11:39 - 30 Maj, 2020

schedule 11:39 - 30 Maj, 2020

Peshkaqeni fokë. Peshku “gjalpë”. Breshka “Kareta Kareta”. Janë vetëm disa nga speciet e rralla të kapura nga rrjetat e peshkatarëve në ujerat e detit Jon.

Vizitori më i fundit ishte një peshkaqen i sapolindur, të cilin rrymat e përplasën pranë brigjeve në Orikum.

Sherif  Durmishi, peshkatar i vjetër në Jon tregon se vitet e fundit rastet e nxjerrjes në breg të këtyre specieve kanë qenë të shumta.

“Nuk ka pasur raste të peshkaqenëve të rrezikshëm në gjirin e Vlorës. Jashtë pastaj në ujëra të thella, të zonës së Himarës edhe në Sazan thellë, 7-8 milje ka pasur të specieve të kësaj natyre”, shprehet ai.

Nuk mungojnë dhe peshq helmues.

“Kohët e fundit, para 6-7 muajsh kemi pasur ne specie që është helmuese e vdekjeprurëse për njerëzit. Është një peshk që rritet deri në 15 cm. Jo vetëm ta konsumosh është helmues, por në temperatura të nxehta, ai dhe kur i çan barkun, efektet e toksinave që ka mund të krijojnë probleme ne ekstreme për njeriun”, thekson Durmishi.

Ai ka parë e prekur edhe ato më të rralla, origjina e të cilave nuk dihet e as arsyeja pse këto specie devijojnë nga habitati. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!