Vizita në centralin bërthamor të Zaporizhzhia, Zelensky i bën thirrje IAEA që të marrë veprime të menjëhershme

schedule09:47 - 2 Shtator, 2022

schedule 09:47 - 2 Shtator, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mirëpritur Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Mariano Grossi gjatë një takimi në Kiev, duke i bërë gjithashtu thirrje për veprim të menjehershëm, sipas BBC.

Zelensky e cilësoi diçka pozitive vizitën e ekspertëve të OKB-së në centralin bërthamor por tha se nuk kemi dëgjuar ende thirrjet e duhura nga IAEA. Duke iu referuar një takimi që kishte pasur më parë me shefin e agjencisë Rafael Grossi në Kiev, udhëheqësi ukrainas tha se dyshja ranë dakord për nevojën e “çmilitarizimit dhe kontrollit e plotë nga specialistët bërthamorë ukrainas” të Zaporizhzhia.

Ai gjithashtu i thirri agjencinë për dështimin për të lejuar “gazetarët e pavarur” të shoqërojnë dhe dokumentojnë misionin, diçka që ai pretendoi se ishte gjithashtu pjesë e marrëveshjes.

Pavarësisht kësaj, ai tha se Ukraina shpresonte që misioni do të nxirrte përfundime të sakta.

“Kur ushtria ruse më në fund t’ua marrë armët, municionet, kur të ndalojë bombardimet në zonat fqinje dhe të pushojë provokimet e tyre, centrali i  Zaporizhzhisë do të jetë në gjendje të funksionojë në mënyrë të sigurt, që ka qenë gjithmonë kur ka qënë në kontrollin e Ukrainës,” tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!