Vizita e Macron në Kiev një nga “opsionet në tryezë”, por ende asnjë vendim nga Franca

schedule13:28 - 14 Qershor, 2022

schedule 13:28 - 14 Qershor, 2022

Vizita e mundshme e presidentit francez Emmanuel Macron në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, është një nga disa opsionet që janë aktualisht në tryezë, megjithëse ende nuk është marrë një vendim për këtë, tha zëdhënësja e qeverisë Olivia Gregoire.

Gazeta gjermane Bild am Sonntag raportoi në fillim të këtij muaji se kancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtonte në Kiev të enjten me Macron dhe kryeministrin italian Mario Draghi.

Macron ka kërkuar të mbajë dialogun me presidentin rus Vladimir Putin që nga fillimi i luftës, por ky qëndrim është kritikuar nga disa partnerë lindorë dhe baltikë.

Ndërkohë nga Berlini, nuk ka pasur asnjë koment nëse Scholz do të vizitojë apo jo Kievin./abcnews.al