Vizita e Erdogan/ Brahaj: Xhamia e Namazgjasë, e domosdoshme për Tiranën. Marrëveshje të rëndësishme dypalëshe

schedule13:21 - 10 Tetor, 2024

schedule 13:21 - 10 Tetor, 2024

Gazetari shqiptar në Turqi, Sokol Brahaj thotë se mediat turke kanë pasqyruar vizitën e presidentit Rexhep Tajip Erdogan në Tiranë.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Brahaj u shpreh se sipas mediave në Turqi, inagurimi i Xhamisë së Namazgjasë, është i domosdoshëm për Tiranën.

Sipas Brahajt, një ndër marrëveshjet që pritet të firmoset mes dy vendeve, do të jetë në fushën e arsimit.

“Edhe në median turke është folur për këtë, për investimet. Do të inagurohet xhamia më e madhe në Ballkan, kishte mbaruar ndërtimi i saj, por për shkak të problemeve nuk ishte bërë deri më tani. Ranë darkod të dy liderët, Rama dhe Erdogan, që në inagurim të mos jetë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, por myftiu i Tiranës. Sipas medias turke, kjo ka qenë e domosdoshme për Tiranën. Pas inagurimit të xhamisë, plotësohet shumëllojshmëria e besimit në Shqipëri. Nuk besoj se është në raundin e parë kjo çështje. Zoti Rama dhe Zoti Erdogan e quajnë njëri-tjetrin vëllezër. Nuk besoj se kjo çështje do të ndikojë në bashkëpunimin mes dy shteteve. Nëse i referohemi fjalimeve të Erdogan dhe Ramës në OKB muajin e kaluar, nuk ka shumë ndryshim. Duhet ndaluar ajo që po ndodh në Gaza dhe në Liban. Kemi edhe probleme jo të vogla në veri të Kosovës”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!