Komisioni Parlamentar në Kroaci vijon mbledhjen e të dhënave në lidhje me vizitën e presidentit Zoran Milanoviç në datat 12 dhe 13 gusht në Shqipëri, me ftesë të kryeministrit Rama.
Deputetët dhe anëtarët e tjerë të komisionit prej 11 personash kanë zbuluar pasaktësi në deklaratat e presidencës në lidhje me këtë vizitë, ku njëherë thuhet se ishte zyrtare dhe shpenzimet u mbuluan nga paratë e taksapaguesve dhe herën tjetër thuhet se ishte private dhe shpenzimet u mbuluan nga vetë Milanoviç, shkruan abcnews.al.
Duke u nisur nga ky deklarim, ata i kanë kërkuar të dhëna Shqipërisë në lidhje me vizitën në fjalë, të cilën Milanoviç e kreu duke ardhur me një jaht ushtarak të Kroacisë, që më herët e kishte përdorur edhe ish-lideri jugosllav, Tito.
Lexo edhe: “Përdori jahtin e Marinës Kroate për të vizituar Ramën në Shqipëri”, një “Tito” tjetër rishfaqet në Kroaci?
Referuar të dhënave të siguruara nga komisioni, mediat kroate raportojnë se vizita e Jovanoviçit nuk është publikuar në asnjë faqe zyrtare në ëeb apo Facebook të presidentit apo edhe të kryeministrit Rama “edhe pse ky i funidt është shumë aktiv në rrjetet sociale”.
Drejtuesja e komisioni, Natasa Novakoviç u shpreh për mediat kroate gjithashtu se komisioni duhet të kuptojë plotësisht nëse vizita e presidentit në Shqipëri, ishte private apo shtetërore.
“Pasi të kuptojmë qartësisht këtë do të sqarohen shumë detaje të tjera”, u shpreh ajo. /abcnews.al