“Është si të kthehesh në shtëpi”, tha të mërkurën presidenti amerikan Joe Biden gjatë vizitës së tij në Irlandë, tokën e të parëve të tij.
Tune in as I participate in a community gathering in Dundalk, Ireland. https://t.co/ZQtHBHq02v
— President Biden (@POTUS) April 12, 2023
Duke folur në një bar në qytetin e Dundalk (në verilindje), presidenti i 46-të i SHBA tha “kur jeni këtu, pyesni veten pse do të dëshironit të largoheni”, duke iu referuar paraardhësve të tij irlandezë (nga ana e nënës së tij) që emigruan në Amerikë për t’i shpëtuar urisë në shekullin e 19-të.
Biden is greeting people outside McAteers the Food House in the Dundalk, Ireland pic.twitter.com/39boTWvO5X
— Jennifer Jacobs (@JenniferJJacobs) April 12, 2023
Presidenti demokrat mund të ketë menduar gjithashtu për kontrastin midis popullaritetit të tij të ulët në SHBA dhe pritjes së ngrohtë që ai pati në Republikën e Irlandës.
“Është e mrekullueshme. Është si të kthehesh në shtëpi”, tha Biden gjatë vizitës së tij në një kështjellë mesjetare.
/abcnews.al