Shën Petërburgu është një qytet ku tradita dhe modernia takohen. Është një nyje e rëndësishme transporti dhe për të gjithë ata që duan ta vizitojnë së shpejti do të jetë dhe më e lehtë që të shkojnë, raporton euronews.
Shumë shpejt Rusia do të përdorë vizat elektronike: një risi që do e shndërrojë Shën Petërburgun në një destinacion ku mund të shkosh me vetëm një klikim. Pulkovo një nga aeroportet kryesore të Rusisë, do të jetë vendi nga ku do të hyjnë në vend pasagjerët me viza elektronike.
Për të njohur më mirë historinë e qytetit nuk ka vend më të mirë se Ermitazh. Muzeu që gjendet brenda pallatit të Dimrit, i cili dikur ishte rezidenca perandorake. U krijua si një zonë e vogël e pallatit ku perandoresha Katerina 2 ruante koleksionin e saj privat.
Aktualisht është një nga muzetë më të mëdhenj në botë me më shumë se 3 milion vepra arti. Mes bizhuterive gjithnjë të ekspozuara ka dhe disa kryevepra të Rembrandt.
Katedralja e Kazan është më harmonikja me përmasa ideale që e bëjnë katedralen më muzikore të Shën Petërburgut.
Falë kanaleve, lumenjve dhe përrenjve të shumtë, Shën Petërburg shpesh njihet si Venecia e Veriut. Në Shën Petërburg mund të ndjesh aromën e vecantë të një qyteti që të befason gjithnjë./abcnews.al