Vittorio Sgarbi rrëfen incidentin në Palasë: Mund të mbytesha, dola nga deti pa të brendshmet

schedule09:58 - 8 Qershor, 2020

schedule 09:58 - 8 Qershor, 2020

Personalitet politik dhe i artit e kulturës në Itali, Vittorio Sgarbi ka treguar eksperiencën e pushimeve të tij në bregdetin shqiptar të Jugut ku ka rrezikuar që të mbytej.

Në një intervistë për mediat italiane Sgarbi ka theksuar se ka kaluar momente të frikshme, ndërsa notonte në det në jugun e Shqipërisë.

“Unë rrezikova të mbytem, ndërsa bëja not pranë bregdetit në Palasës. Ato që unë përjetova ishin momente paniku e frike”, është shprehur ai.

Lexo edhe:Frikë në Palasë, dallgët gjigante rrezikojnë të mbysin personalitetin italian

Italiani ndër të tjera për “Live – Non è la d’Urso”, ka treguar me detaje për ngjarjen që i ndodhi, ndërsa ishte në Shqipëri.

Unë sot jam fatmirësisht gjallë. Dita nuk ishte e mirë dhe deti ishte me dallgë. Provova që të notoj në det. E vetmja që më ndoqi ishte vajza ime. Humba thuajse në thellësinë e detit. Dola nga deti pa të brendshmet”, ka thënë ai.

Ngjarja është bërë publike nga vetë Vittorio Sgarbi përmes një video në youtube ky shikohet momenti, kur italiani  rrezikoi të mbytej mes dallgëve të larta të bregdetit të Palasës në Dhërmi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!