Viti i Ri 2025 ka trokitur në Greqi.
Nga Athina, për “Ora e Fundit” në ABC News, gazetari Etmond Guri deklaroi se ka një atmosferë festive.
Lidhur me marrëveshjen për njohjen e pensioneve, Guri tha se të dyja vendet do e kalojnë ngërçin politik.
“Kanë festuar së bashku me të afërm, të familjes. Një atsmoferë e bukur, e këndshme, u prit me vrull këtë radhë. Duket e vështirë, kemi rezerva. Nesë arrihet marrëveshje, arrihet për qytetarët shqiptarë. Ka edhe diçka tjetër. Është numër i madh i qytetarëve grekë që kanë punuar në Shqipëri. Janë rreth 25-30 mijë qytetarë grekë. Kjo duhet të përfshihet”, theksoi ai./abcnews.al