Viti i ri shkollor 2022-2023, klasën e parë këtë vit e nisën dhe fëmijët që ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç

schedule16:35 - 12 Shtator, 2022

schedule 16:35 - 12 Shtator, 2022

Disa të mërzitur që u larguan nga prindërit, e  të tjerë të gëzuar për ritakimin me mësuesen.

Mes emocionesh rreth 450 mijë nxënës në të gjithë vendin sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Arsimit nisën sot vitin e ri shkollor. Rreth 29 mijë prej tyre u ulën për herë të parë në banka.

Lexo edhe: Dita e parë e shkollës, prindërit: Çmimet dyfish më shtrenjtë

Klasën e parë këtë vit e nisën dhe fëmijët që ende nuk i kanë mbushur gjashtë vjeç.

Megjithë uljen e moshës për fillimin e shkollës, referuar të dhënave të Institutit të Statistikave në institucionet arsimore ka 48 mijë nxënës më pak se para afro tre dekadash ose rreth 4% më pak se vjet.

Rënie vihet re në të gjithë ciklet e arsimit.

Nëse vjet në klasë të dhjetë u regjistruan rreth 31 mijë nxënës këtë vit sipas ministrisë numri ka zbritur në rreth 28 mijë.

Ekspertët thonë se shkak është ulja e numrit të lindjeve dhe emigracioni ndërsa fëmijët vënë re mungesat në klasa. Ndërkohë që të vegjlit nisën rrugën e dijes shumë të rritur mbetën në udhëkryq. Trafiku i rënduar në rrugët e Tiranës e bëri të pamundur mbërritjen në orar në destinacion./Abcnews.al/