Viti i ri akademik në universitetet e rretheve. Degët më të preferuara, interes dhe për programet dy vjeçare

schedule10:25 - 7 Tetor, 2024

schedule 10:25 - 7 Tetor, 2024

Ka nisur këtë të hënë viti i ri akademik në të gjitha universitetet e vendit, nga ku 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në auditore.

Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës janë regjistruar në fazën e parë dhe të dytë 898 studentë të rinj ndërsa faza e tretë vijon nga data deri më 25 tetor. Rektori Tonin Gjuraj shprehet se rreth 30 programe studimi të gjashtë fakulteteve, po rishikohet mundësia e reformimit të programeve ekzistuese.

Universitetin Fan Noli të Korçës janë regjistruar 487 studentë të rinj. Interes më të lartë ka pasur për programet e teknologjisë dhe informacionit, kuotat e të cilit janë plotësuar të gjitha. Infermieria, mamia, edukimi fizik, financa gjithashtu kanë pasur një numër të lartë regjistrimesh.

Programet dy vjeçare kanë qenë gjithashtu të preferuara për maturantët. Programet e bujqësisë kanë më pak regjistrime. Gjithashtu, këtë vit është mbyllur programi Ekonomiks, i cili për disa vite nuk ka pasur asnjë student të regjistruar. Edhe disa programe të tjera të mësuesisë, shkencave politike kanë më parë se 5 studentë, por për mbajtjen tyre të hapur ose mbylljen pritet të vendosë Senati Akademik.

Ndërsa në Universitetin Ismail Qemali të Vlorës janë regjistruar 748 studentë të rinj. Më shumë interes ka pasur për fakultetin e shëndetit publik, ku janë plotësuar të gjitha kuotat në degën infermieri e përgjithshme ndërsa në infermieri mami ka edhe 10 kuota. Janë rihapur degët mësuesi dhe kimi.

Një numër i ulët studentësh u regjistruan edhe në Universitetin Eqerem Çabej të Gjirokastrës. 394 të rinj kanë zgjedhur të regjistrohen për herë të parë në këtë universitet, ndërsa lajmi i mirë është hapja e shkollës së doktoraturës.

Ndërkohë që sot mbyllet raundi i dytë i regjistrimeve, prej datës 10-25 tetor nis faza e tretë.

/abcnews.al