Ndryshojnë procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në universitet. Raundet e regjistrimit shkurtohen nga 3 ne 2.
Pas raundit të 2 në degët ku kanë mbetur kuota bosh kandidatët që kanë aplikuar mund të vijojnë të regjistrohen drejtperdrejt në institucionet e arsimit të lartë deri në plotësimin e vendeve.
Viti akademik do të filloje më 2 tetor 2023.
Ndryshimet janë parashikuar në udhëzimin e ministres së Arsimit për vitin akademik 2023-2024.