“Samari më i shtrenjtë se gomari”, pedagogët e Shkencave të Natyrës kërkojnë rritje pagash: Ne i nxjerrim në treg studentët, ata marrin më shumë se ne

schedule10:15 - 15 Shtator, 2022

schedule 10:15 - 15 Shtator, 2022

Kriza e rritjes së çmimeve ka prekur edhe arsimin.

Për këtë arsye pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dolën sot në protestë.

Ata kërkojnë rritje pagash, ndërsa paralajmërojnë se do të bojkotojnë mësimin deri në plotësimin e kërkesave.

Pedagogët kërkojnë që pagat e tyre të arrijnë nivelin e pagave të pedagogëve në rajon.

 “Samari është më i shtrenjtë se kali, ne i nxjerrim studentët, dhe ata marrin më shumë se ne, hallall i qoftë, do e ndërpresim procesin mësimor deri sa të na rrisin pagat”, ka thënë një laborant nga fakulteti i Shkencave të Natyrës.

/abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!