Nga Erblina Mile
Viti i ardhshëm pritet të jetë përsëri i vështirë nga ana financiare për qytetarët shqiptarë. Sipas ekspertit Selami Xhepa më të prekura do të jenë shtresat e varfra që kanë fituar më pak dhe kanë shpenzuar më shumë. Duke marrë shkas nga kjo situatë kërkohet një vëmendje e veçantë nga qeveria për ti përkrahur.
Edhe për ekspertin Azmi Stringa vitit i ardhshëm parashikohet të jetë i vështirë dhe me sfida të mëdha. Ndërkohë që shumë familje pritet të jenë më të varfra edhe si pasojë e humbjes së vendeve të punës.
Zgjedhjet që do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm vlerësohen si një tjetër ngërç për ekonominë shqptare.
Stringa bën apel për një miradministrim të financave pasi zgjedhjet do të përkeqësojnë do të përkeqësojnë edhe më shumë treguesit ekonomikë.
Gjatë 2020 vlerësohet se janë mbyllur rreth 50 mijë vende pune ndërkohë që tkurrja ekonomike parashikohet të jetë mbi 6% sipas qeverisë por shumë më e fortë sipas institucioneve ndërkombëtare financiare.

