Ylli i Atalantës, Josip Ilicic, shënoi plot 4 gola në takimin kundër Valencias në Champions League. Edhe pse italianët e kishin fituar sfidën e parë 1-4, nuk preferuan të mbroheshin dhe shënuan edhe katër gola të tjerë në Spanjë.
Ilicic i shënoi të katër golat e djemve të Gasperinit, duke eliminuar Valencian dhe duke çuar në çerekfinale ekipin italian, për herë të parë në historinë e klubit.
Me këto katër gola, Ilicic e çoi totalin e tij në vitin 2020 në 14 gola. Dy muaj fantastikë për sulmuesin anësor, që duket se ka gjetur formën më të mirë të karrierës së tij. Fenomenal!/abcnews.al