Viti 2019, dhjetë kompanitë më të fuqishme në botë

schedule13:22 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 13:22 - 25 Dhjetor, 2019

Imazhi i markës mund të jetë një faktor i madh për kompanitë dhe suksesin e tyre, shpesh duke ndikuar në vendimet e konsumatorit .

Interbrand, një kompani konsultimi, ka listuar markat mëe të rëndësishme të vitit 2019.

Kjo renditje është bërë në bazë të tre faktorëve kryesorë: fuqia e tanishme e markës, pra, perceptimi i sja nëpër botë; vlera që i shton marka kompanisë; planet e markës për të ardhmen.

19.Disney —vlera: 44.3 milion dollarë

Disney është  përforcuar me shërbimin e ri streaming Disney +. Interbrand zbuloi se pikat e forta të markës ishin diferencimi, angazhimi dhe prania. Vlera  e markës është rritur 11% në  krahasim me vitin e kaluar, sipas Interbrand, kjo erdhi si rezultat i një viti të suksesshëm të filmave”The Lion King”, “Toy Story 4” dhe “Avengers Endgame”.

9.McDonald’s — vlera: 44.53 milinë dollarë

McDonald’s, ka rritur vazhdimisht vlerën e markës së saj që nga 2003, dhe në vitin e fundit u rrit me 4%. Interbrand tha se pikat e forta ishin përkushtimi, diferencimi dhe prania.

8.Mercedes-Benz — vlera: 50.8 milionë dollarë

Mercedes-Benz, nuk është i pavarur por  është në pronësi të Daimler. Vlera e markës u rrit me 5%, përmes angazhimit, rëndësisë dhe përgjegjësisë.

7.Toyota — vlera: 56.2 milionë dollarë

Në vitin e fundit, marka e saj është rritur 5%. Interbrand e bazoi këtë në rëndësinë, origjinalitetin dhe praninë e markës.

6.Samsung — vlera: 61 milionë dollarë

Samsung, një nga gjigantët kryesorë të teknologjisë në botë. Marka e tij u rrit 2% në vitin e fundit. Pikat e forta: përgjegjshmëri, rëndësi dhe origjinalitet.

5.Coca-Cola — vlera: 63.4 milionë dollarë

Marka Coca-Cola ka rënë në vitin e fundit me 4% dhe kjo është hera e parë që nga viti 2014. Pavarësisht kësaj, ajo rënditet në vendin e  5, duke treguar forcën e markës – të udhëhequr nga prania, origjinaliteti dhe angazhimi.

4.Microsoft – vlera: 108,8 milion dollarë

Microsoft është një nga markat kryesore në botë. Marka e saj është përmirësuar ndjeshëm këtë vit me 17%, për shkak të qartësisë, rëndësisë dhe përgjegjësisë.

3.Amazon — vlera: 125 milionë dollarë

Firma e Jeff Bezos është ndër markat më të mëdha në botë. Pikat e forta të tij sipas interbrand ishin reagimi, rëndësia dhe prania, pasi marka u rrit 24% në vitin e fundit.

2.Google – vlera : 167,7 milion dollarë

Google, u rëndit në vendin e dytë. Marka Google u rrit 8%. Pikat e forta ishin prezenca, rëndësia e paraqitur edhe reagimi.

1.Apple —vlera: 234.2 milionë dollarë

Marka më e fortë në botë ishte gjigandi i teknologjisë Apple. Me vlerë tregu prej rreth 1.2 trilion dollarë, gjigandi i teknologjisë zuri vendin e parë, duke mundur kështu Google . Apple u rrit 9% vitin e kaluar, përmes diferencimit, menaxhimit dhe angazhimit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!