Vitaminat dhe produktet që rrisin dëshirën seksuale

schedule10:47 - 13 Gusht, 2021

schedule 10:47 - 13 Gusht, 2021

Pothuajse të gjitha vitaminat B luajnë një rol të rëndësishëm në funksionet e organeve gjenitale dhe hormoneve. Vitaminat A, C dhe E bashkëveprojnë së bashku me testosteronin për të zhvilluar disa nga karakteristikat mashkullore dhe prodhimin e spermës.

Por cilat janë ushqimet që sipas ekspertëve rrisin dëshirën seksuale.

1-Vitamina B: Humbja e epshit mund të ndodhë për shkak të mungesës së vitaminës B, e cila në përgjithësi ndikon në nivelet e energjisë. Përveç suplementeve që mund t’ju ​​ndihmojnë,  konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me këto vitamina, të tilla si mish, vezë dhe perimet me gjethe jeshile.

2-Antioksidantët më të mirë janë ato që ndihmojnë në  prodhimin natyral të energjisë të trupit dhe hormoneve.

Ekspertët rekomandojnë vitaminat A dhe E. Antioksidantët që ndihmojnë në rritjen e energjisë, stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe të qelizave. Shumë ushqime të shëndetshme, të tilla si frutat, perimet, arrat dhe farat, do të ndihmojnë në rritjen e epshit tuaj.

 

3-Zinku: Është e ditur që mungesa e zinkut ndikon në epsh. Prandaj konsumimi i frutave të detit ndihmon në rritjen e dëshirës për seks.

 

4-Seleni është një element kimik që  gjendet  në arra, mishin e viçit ton dhe fara. Mos e teproni megjithatë, pasi në sasi të mëdha (mbi 400 mcg) mund të shkaktojë efekte anësore, të cilat përfshijnë probleme me zemrën, veshkat dhe mëlçinë, si dhe rrezikun e kancerit të prostatës.

 

5-Aminoacidet: Studimet kanë treguar se aminoacidet mund të ndihmojnë në stimulimin e epshit tek gratë, sepse ato rrisin qarkullimin e gjakut në zonën vaginale.

 

6-Acidet yndyrore Omega-3: Yndyrnat që gjenden në ushqime të tilla si salmoni, arrat dhe avokadot, ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe zvogëlojnë simptomat e depresionit, një gjendje që lidhen drejtpërdrejtë me seksin.

 

7-Shmangni suplementet e panjohura: Kini kujdes nga substanca të ndryshme që duket sikur ju ndihmojnë të rrisni epshin. Ilaçi më i mirë është një dietë e shëndetshme, stërvitje dhe gjithçka që kontribuon në një humor të mirë.

 

8-Erëza: Sipas një studimi të vitit 2013 arrë myshku përmirëson performancën seksuale, ndërsa era e kanellës rrit dëshirën seksuale. Studimet kanë treguar se aroma e kanellës dhe bergamotit, rrisin dëshirën për seks.

9-Xhinxheri është përdorur për shekuj me radhë në mjekësinë kineze për të rritur epshin, dhe hulumtimet kanë treguar se gjithashtu ndihmon në trajtimin e mosfunksionimit erektil.

/abcnews.al